Duhet të kesh datëlindjen që të luash! Oliveiri merr dhuratën, Juventusi nuk fal në Seria A

Juventusi po kthehet në fomrën e duhur dhe këtë po e tregojnë qartë rezultatet e ndeshjeve të fundit. Sot ka ardhur edhe fitorja e 3-të radhazi në kampionat për bardhezinjtë që pas ndërprerjes, duke mos falur aspak në Serie A. Juventusi ka fituar bindshëm ndaj Xhenoas mbrëmjen e sotme, me takimin që është mbyllur në shifrat 1-3.

Serinë e golave e hap i pari Dibala, që lëviz mjaft bukur në zonë mes kundërshtarëve dhe zhbllokon shifrat në minutën e 50-të të përballjes. Vetëm 7 minuta më vonë do të ishte Kristiano Ronaldo ai që do i mahniste të gjithë me predhën e tij nga larg që vetëm rrjeta mund ta ndalte. Ndërkohë magjia bardhezi nuk do të ndalej me aq, teksa në të 73-tën është pikërisht Duglas Kosta ai që me një goditje fantastike e dërgon topin në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Perin. Kundërpërgjigja nga Xhenoa do të vinte vetëm 3 minuta më vonë. Bonuçi gabon për të larguar topin, duke pasur një pjesë të mirë të fajit në golin e shënuar nga Pinamonti.

Por ajo që tërheq vëmendje në ndeshjen e sotme është edhe aktivizimi i Olivierit. Së bashku me Vrionin kanë shoqëruar ekipin nga stoli që pas ndërprerjes, por tani ka ardhur momenti që të gjejë edhe minutat në fushë. Padyshim dhurata më e bukur që mund të merrte për ditëlindjen e tij, pasi duket se vetëm kështu mund të debutosh me Juventusin. Aktivizimi i talenteve të reja nuk bën pjesë në strategjinë e Sarrit dhe bardhezinjve, që kanë bërë një përjashim ndeshjen e sotme.

Për këtë gjë trajneri i “Zonjës së Vjetër” është kritikuar edhe nga mediat italiane, të cilat i kanë kujtuar Ansu Fatin te Barcelona që luan në ndeshje të rëndësishme pavarësisht se është një adoleshent, apo për të vazhduar edhe me rastin e Alfonso Dejvis të Bajernit që ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e klubit bavarez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/RainingGoals/status/1278075454415503360

https://twitter.com/AndyAllah/status/1278077236416000001

https://twitter.com/ArgentoCalcio/status/1278082841419698177

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *