“Duhet të jetë kështu”, Realdo Fili e merr më thjeshtë me Koronavirusin dhe futbollin në panik

Në një kohë kur njerëzit janë mbërthyer nga frika e paniku i përhapjes së shpejtë të koronavirusit, ka nga ata që zgjedhin ta kalojnë me të lehtë. I tillë është edhe futbollisti shqiptar, Realdo Fili. Ky i fundit pasi la Luftëtarin në merkaton dimërore vendosi të lërë edhe Superioren, duke iu bashkuar rumunëve të Botoshanit.

Së fundi, lojtari shqiptar ka shpërndarë në rrjetin e tij social në “Instagram” një foto ku duket se e kalon me humor edhe virusin që ka infektuar mijëra persona dhe që ka sjellë edhe ndryshime në mbarëvajtjen e aktiviteteve sportive. Në foto shihet Fili duke vrapuar gjatë seancës stërvitore me klubin e tij, ndërsa e shoqëron me fjalët: “Të vraposh larg koronavirusit duhet të jetë kështu”. Një dozë humori kjo e hedhur nga ish-futbollisti i Luftëtarit, që nuk bën aspak keq në këtë situatë të vështirë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *