Dueli pa fund, Laçi kërcënon Kukësin me Uzunin

Një vit më parë Kukësi e thyente Laçin në fillim të kampionatit me rezultatin e pastër 3-0 dhe në 3 përballjet e para të kampionatit kurbinasit nuk panë ditë të bardhë, duke humbur pa shënuar asnjë gol.

Në total, Kukësi e Laçi u ndeshën 6 herë mes kampionatit e kupës dhe Laçi nuk fitoi asnjëherë, por në prill erdhi hakmarrja e madhe, me kualifikimin në kupë pas dy barazimesh.

Në atë kohë vendoset një gol në Kukës nga Rexhinaldo, i cili tashmë ka kaluar në krahun tjetër të barrikadës dhe Laçit i mungojnë gola të rëndësishm.

Shpresat për momentin janë sidomos te Myrto Uzuni, xhevahiri i Laçit që ndoshta po luan ndeshjet e fundit si bardhezi, sepse mbetet e hapur pista që e çon në kampionatin kroat.

Sot trajneri Mërgjyshi pritet të hedhë në fushë edhe mbrojtësin e ardhur nga Kili, Sebastian Toro, i cili do të mbyllë një gropë të rëndësishme në prapavijë, ndërsa mesfusha duket e kompletuar dhe shpresat për një start pozitiv të sezonit janë të mëdha, ashtu si një vit më parë, kur Laçi debutonte me fitore në Tiranë ndaj Partizanit.

Formacioni i mundshëm

Selmani – Shtubina, Fangaj, Gjoni, Sefgjini – Hadroj, Eller, Jonuzi, Lushkja, Uzuni, Xhixha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *