Duel “Superior”, Besëlidhja kalon Korabin

0

Në një ndeshje të bukur dhe me raste nga të dyja skuadrat, ku nuk munguan edhe tifozët, vendasit nderohen nga shkodrani Dibra që shënoi në të 36’. Ndeshja nis me vonesë, probleme tek uniformat e miqve

 

BESËLIDHJA-KORABI 1-0

Shënues: A. Dibra 36’

 

E shtunë, 12 shtator 2015, ora 16:00, në stadiumin “Besëlidhja” të qytetit të Lezhë

 

BESËLIDHJA: Bejte, Sykaj, Semina, K. Dibra, Kastrati, Gjokeja, Hajdari (Djepaxhia 82′), Gjorgjeviç, Hepaj,  A. Dibra (Marashi 46′), Bajiç (Erkoçeviq).

Tr.: Kreshnik Krepi

KORABI: Kotorri, Melani, Bishaj, Ramazani, Çunaj, Shazivari, Mziu, Muçollari (Guri 83′), Mezini, Gjoka, Frashëri. Tr.: D.Mehmeti.

GJYQTARË: I. Myrtja, S. Zeka, F. Thorja (Shkodër)

KARTONA TË VERDHË: Kastrati, K. Dibra, Hajdari, Semina/ Gjoka, Çunaj, Muçollari

 

Minutat e para të lojës janë zhvilluar kryesisht në mesfushë, ku të dyja skuadrat mbrohen mirë. Në të 5′ Besëlidhja sulmon nga e djathta me anë të Gjorgjeviçit, që lëshon një top për Bajiç, por goditja e fuqishme e këtij të fundit devijohet nga një mbrojtës pasi përplaset me forcë në trupin e tij. Në të 14′ miqtë dibranë organizohen duke sulmuar me forca të shumta dhe arrijnë që ta vizitojnë zonën e Besëlidhjes rrezikshëm duke e vënë në alarm mbrojtjen vendase. Në të 16′ kundërpërgjigjet Besëlidhja me një sulm të rrufeshëm të organizuar nga Hajdari, topi kalon djathtas për tek Bajiç, por gjuajtja e tij kalon shumë larg kuadratit të portës dibrane. Në të 20′ Korabi i afrohet zonës lezhjane duke fituar një goditje dënimi, të cilën e gjuan Shazivari dhe rrezikon seriozisht. Në të 28′ Bajiç kombinon me Gjorgjeviç, por gjuan dobët pa probleme për Kotorrin. Në minutën e 36-të, Besëlidhja sulmon portën dibrane dhe mesfushori Samet Hepaj jep një kros në qendër të zonës mike dhe sulmuesi Arenc Dibra nuk fal, por me kokë e dërgon topin në rrjetë dhe 1-0 në të 37’. Në të 42′ dibranët hidhen në sulm në kërkim të barazimit me anë të Mziut i cili e kontrollon topin në hyrje të zonës lezhjane dhe që nga aty provon të gjuajë, por i gatshëm  Bejte nuk lejon prekjen e rrjetës dhe me këtë rast të miqve mbyllet pjesa e pare e takimit.

PJESA E DYTË – Pjesa e dytë ka nis më e fortë se e para, të dyja skuadrat mundoheshin që ta shtynin njëra-tjetrën në zonat e tyre, por mbrojtjet respektive nuk lejonin që zonat e rreptësisë të populloheshin me futbollistë kundërshtarë. Futbollistët e Besëlidhjes ishin më të qartë në veprimet e tyre, ndaj rrezikuam më shpesh portën dibrane. Në të 50′ Bajic lëshon një top për Hajdarin i cili arrin që të shënojë, por goli anulohet, pasi gjyqtari pretendoj për pozicion jashtë loje të tij. Në të 62′ Besëlidhja sulmon portën dibrane nga e majta e sulmit, Erkoceviq i cili pasi shmang dy tre futbollistë miq, lëshon një diagonale djathtas për Gjorgjevic, që gjuan ngjitur me trekëndëshin e majtë të Kotorrit. Besëlidhja i afrohet golit të dytë kur Hajdari që nga 30 m largësi lëshon një silur që trondit trekëndëshin e majtë të Kotorrit topi ishte gati tek vija fatale që largohet nga portieri. Në të 72′ dibranët organizojnë një sulm rrufe ku e kapin mbrojtjen vendase në befasi, Arsen Sykaj nuk lejon topin që të kalojë vijën fatale, topi i kthyer goditet fuqishëm nga Gjoka, por mbi traun e portës lezhjane. 85′ Besëlidhja fiton një goditje rreth 28-m larg portës dibrane, që ekzekutohet nga Erkoçeviq, që e dërgon  ngjitur me shtyllën.

 

  1. K. Krepi, trajner i Besëlidhjes: “Si fillim skuadra u paraqit mirë, prisja më shumë nga futbollistët, gjithsesi morëm fitoren e parë para tifozerisë lezhjane, kjo është e rëndësishme për ne në nisje të sezonit. Skuadra sulmoj disa herë portën kundërshtare ku krijuam mjaft raste shënimi, ku për mua rasti i Hajdarit dhe dy tre të tjerë, vetëm fati nuk na lejoj. Në jemi një ndër skuadrat kryesore që pretendojmë ngjitje në Kategorinë e parë, ndaj duhet që të punojmë më me përgjegjësi dhe më të mobilizuar gjatë seancave stërvitore, për të minimizuar maksimalisht ato të meta që u vërejtën. Korabit i uroj suksese për objektivat që ka vendosur për sezonin e ri”.

 

  1. Mehmeti, trajner i Dinamos: “Jam mjaft i kënaqur me skuadrën, pasi duke e ditur se kishim përballë Besëlidhjen pretendente dhe për më tepër në fushën e sajë, por loja ishte për një barazim. Futbollistët arritën që të organizoheshin, të sulmonin portën kundërshtare, madje, kemi pasur disa raste të pastra shënimi, por që nuk u shfrytëzuan ashtu siç duhet nga futbollistët. Edhe ne kemi objektivat tona ndaj do ta analizojmë me përgjegjësi këtë humbje, për të mos i përsëritur herë tjetër, por të luajmë më me përgjegjësi. Besëlidhjes i uroj suksese në rrugën e sajë, pasi kishte ndërtuar një skuadër mjaft të mirë”.

 

Bernard GJIKOLAJ

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.