Duel pa fund, Roma mposht Milanin për mesfushorin francez!

0

Mesfushori i Fiorentinës, Zhordan Veretu, më në fund ka zgjedhur, pasi për javë të tëra së bashku me përfaqësuesit e tij është menduar, është takuar me Milanin e Romën dhe herë është afruar me njërën palë e herë me tjetrën.

Tani mesfushori francez e ka bërë zgjedhjen e vet, sepse i ka thënë “po” Romës.

Vendimtare oferta verdhekuqe: 17 milionë euro plus 2 milionë bonuse për Fiorentinën, pagë 2.5 milionë euro në sezon për mesfushorin që spikati sezonin e fundit, pagë që mund të shkojë deri në 3 milionë euro me bonuse.

Milani ofronte më pak, si për Fiorentinën, ashtu edhe për lojtarin, por mbi të gjitha kërkonte të përfshinte Bilian në marrëveshje.

Tani Milani do të mjaftohet me algjerianin Benaser në mesfushë dhe do të mbajë në ekip mesfushorin tjetër Kesie, i cili ka shumë oferta.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.