Duel anglez për Rexhbecajn, tetë milionë euro në diskutim

0

Mesfushori i Volfsburgut, Elvis Rexhbecaj, mund të largohet nga skuadra e “ujqërve” gjatë merkatos së verës.

Lajmin e bën të ditur media gjermane “BILD”, që raporton se për Rexhbecajn ka interes nga ekipet angleze të Lids Junajtid dhe Noruiç Sitit.

Të dyja këto skuadra janë të gatshme të paguajnë tetë milionë euro për kartonin e 21-vjeçarit. Kontrata e djaloshit nga Prizreni me Volfsburgun mbaron në verën e 2020-ës.

Rexhbecaj është një lojtar që po vëzhgohet me interes nga përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, megjithëse mesfushori ka deklaruar pak muaj më parë se ëndërron që një ditë të veshë fanellën e Gjermanisë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.