Duartrokitje për vikingët, i mundi vetëm… fati!

Vështirë të bësh më shumë kur fati në momentin kur duhet të “nderojë” të kthen shpinën… Danimarka mund të humbiste edhe në fushë, por Shmajkëll e shmangu. U duk se epilogu i ndeshjes me Kroacinë do të ishte ai, por llotaria e 11-të metërshave “foli ndryshe”.

Vikingët respektuan vendin e tyre dhe sidomos fanellën, deri në pikën e fundit… Largohen pa asnjë humbje nga ky Botëror (dy barazime në grup dhe një fitore), por edhe 1-1 deri në 120 minuta ndaj Kroacisë. E bëjnë me kokën lart, me një brez që ndoshta do të rritet edhe më shumë se sa kaq dhe që mund të thotë fjalën e tij në të ardhmen.

Vetëm tre vjet më parë, kjo kombëtare do të dilte pas Shqipërisë në eliminatoret e Euro 2016, por nga atëherë kanë ndryshuar shumë gjëra. Largohen me fatin kundër, me buzëqeshjen e kthyer në lot, por me kokën lart.

Meritojnë duartrokitje, vetëm kaq!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *