Duartrokitje, Mastro Lindo dhe Nejmar në “Selman Stërmasi”

0

Tirana zhvilloi një miqësore me Prishtinën dhe e humbi me rezultatin 1-3. Gjithsesi ishte vetëm një test dhe në kampin bardheblu janë të bindur se do të jenë gati për nisjen e kampionatit. Takimi i djeshëm u ndoq nga një numër i lartë tifozët, që shkonte në rreth 1500.

Duartrokitjet ishin të shumta, sidomos në golat e shënuar nga Meriton Korenica, sulmuesi anësor i Prishtinës. Sigurisht pati ovacione të shumta në tranversën e Mauexhe, shtyllën e Hoxhallarit dhe në golin e Albi Dokës. Një vëllazërore e luajtur me frymën e duhur.

Ndërkohë nuk munguan as batutat nga shkallët e stadiumit. Në shënjestër ishte gjyqtari kryesor Kridens Meta, të cilin një tifoz e krahason me personazhin që reklamon “Mastro Lindon”. Por edhe Josa ngacmohet.

Mankenda në disa momente dhuroi spektakël me topin, por pati edhe momente kur lojtarët kundërshtarë shtroheshin në tokë. Një tifoz nuk duroi dhe iu drejtua Josës: “O Jose, po na i bërë të gjithë si Nejmari”. Sa i takon qenit të futur në fushë, thuajse e kanë parë të gjithë, ndeshja ishte live edhe në “Supersport”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.