Duartrokitje jo vetëm për Atalantën, tifozët italianë i çojnë lekët e biletave në spital

0

Ndeshja e sotme mes Valencias dhe Atalantas për fazën e 1/8 të Champions League u vendos përfundimisht të luhet pa praninë e tifozëve. Frika nga përhapja e shpejtë e koronavirusit ka bërë që UEFA të mbërrijë në këtë përfundim. Ndërkohë tifozët bergameskë kishin blerë biletat më parë për të mos e lënë të vetme skuadrën në Spanjë. Por klubi i Atalantës i ka rimbursuar të gjithë tifozët e vetë që kishin bërë të tyren një biletë për në “Mestalla”, duke iu thyer mbrapsht paratë.

Ndërkohë tifozët e ekipit që po bën surprizën në Itali dhe në Europë kanë treguar qytetarinë e tyre, teksa janë të vendosur për t’i dhuruar paratë e kthyera mbrapsht nga biletat për spitalin local në Bergamo, në mënyrë që të ndihmojnë bluzat e bardha në luftën kundër koronavirusit, që në zonën veriore të Italisë është përhapur së tepërmi. Një gjest për tu duartrokitur ky, duke bërë që jo vetëm futbollistët të dhurojnë klas nga fusha e lojës, por edhe tifozët e tyre nga jashtë saj./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.