“Dua t’ia shes Juves, ju tregoj shkakun! Pogba? Ndombele më i kompletuar”

Tangu Ndombele është një nga lojtarët më të mirë të Lionit. 22-vjeçari po kërkohet nga klubet më të mëdha të Europës, ndërsa presidenti i tij ka një dëshirë. Mesfushori do të largohet nga ekipi francez në fund të sezonit. Ai ka arritur të grumbullohet edhe nga kombëtarja e Francës, ndërsa çmimi i kartonit sillet rreth shumës 80 milionë euro.

Interesimi i madh mund të rrisë çmimin dhe Lioni po fërkon duart. Zhan-Mishel Aulas ka folur për “Tuttosport”, duke treguar dëshirën e tij. Nëse ofertat janë të barabarta, Ndombele do të transferohet te Juventusi.

Presidenti i Lionit shpjegon arsyen dhe e mbyll me një krahasim midis “yllit” të tij dhe Pol Pogba.

Është e vërtetë që Juventusi është vënë pas Ndombele, por në garë janë edhe PSG dhe dy klubet e Mançesterit. Mua do të më pëlqente ta shihja Tangun te Juventusi bashkë me Pjaniç, një lojtar të cilin e zbuluam dhe e rritëm ne e me të cilin kam mbetur shumë i lidhur. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk është çështje parash.

Parametrat ekonomike janë prioritet në shitjen e lojtarëve, po do ja shes lojtarin Anjelit, nëse ofertat janë të barabarta. Pogba? Pol ishte drita kryesore e Francës në Kupën e madhe të Botës që fituam, por, siç është normale, ai ka paguar pak lodhjen e madhe. Ndombele ka qenë më deçiziv këtë sezon dhe është më i kompletuar sipas mendimit tim”, përfundon kreu i klubi të Lionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *