“Dua ta mbyll tek Reali, por s’i dihet”, Milani ëndërron Modriçin!

Mesfushori i Realit të Madridit, Luka Modriç në një intervistë të gjatë dhënë për spanjollen “Marca” ka rrëfyer karrierën e tij tek Reali dhe planët për të ardhmen ku nuk e përjashton mundësinë që ta mbyllë pikërisht tek Madridi. Kroati është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm në organikën e Zinedin Zidanit dhe një nga mesfushorët më të mirë në botë në pozicionin e tij. Milani e ndjek dhe enderron, por kosto është tepër e lartë… Megjithatë, kurrë mos thuaj kurrë…

Ndryshimi tek Reali – “Reali i këtij viti ka ndryshuar shumë nga ai i vitit të kaluar dhe për këtë një meritë e madh i shkon trajnerit Zidan. Ai është në gjendje t’i marrë më të mirën çdo lojtari. Merita e madhe e tij qëndron në faktin se arriti të na çonte në fundin e sezonit në formë të plotë dhe me një ide të qartë në kokë se Reali është mbi të gjitha. Këto janë pikat kyçe që na çuan te suksesi në kampionat dhe Champions.”

3 Champions të fituara – “Kanë qenë tri finale të ndryshme. Por ajo që vlen është se gjithnjë ka dalë në pah karakteri i Realit të Madridit, shpirti i realit për të mos u dorëzuar kurrë. Kjo vlen shumë për dy finalet e fituara ndaj Atletikos. Në finalen e parë ishim gati të humbur, por nuk reshtëm së besuari dhe në fund fituam. Edhe në Milano luftuam deri në fund dhe besuam dhe tek penalltitë. Në Kardif dolën në pah cilësitë tona të shkëlqyera.”

Numri 10 – “nëse do të kishit pyetur 2-3 vjet më parë do të thosha se më pëlqen numri 10. Por tani nuk kam ndonjë ndjesi të veçantë për këtë numër, më pelqen numri 19 dhe nuk do ta ndërroj.”

Largimi nga Reali – “Vendimi për t’u larguar nga një klub si Reali është shumë i vështirë. Nëse largohesh nga këtu asgjë nuk është si më parë. Tek Reali je në klubin më të madh në botë dhe vetëm mund të zbresësh më poshtë kudo të shkosh. Çdonjëri ka arsyet e veta për se largohet, por personalisht dua të qëndroj gjatë këtu.”

Fundi i karrierës në Madrid – “Nuk e kam menduar këtë deri më tani, sepse nuk e kam menduar fundin e karrierës. Nuk e di edhe sa vite do të luaj, por të qëndrosh në Madrid kërkon shumë sakrifica, duhet të jesh gjithnjë në maksimumin tënd, sepse kërkesat janë të atilla. Tani kam në kokë vetëm Realin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *