Dua Lipa e festoi Champions League me Asension

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa ishte një ndër personazhet e finales së Ligës së Kampioneve, duke kënduar para ndeshjes dhe duke ndezur stadiumin e Kievit.

Gjithsesi, mbrëmja e 23-vjeçares nuk u mbyll aty, sepse CNN turk raporton se pas ndeshjes Dua Lipa ka festuar me talentin e Realit, Marko Asensio.

Spanjolli 22-vjeçar u fut në minutën e 83-të dhe nuk është se u lodh shumë, por në fund festoi me të drejtë trofeun e radhës me Los Blanco.

Pas finales Asensio ka dalë me bukuroshen angleze dhe ka kaluar disa orë me të, para nisjes për në Madrid. Kaq është dashur që në ueb kjo histori të bëhet hiti i momentit, sepse në botën aktuale me shumë flitet për gjëra të tilla, sesa për futbollin e luajtur.

¡Día espectacular! Gracias a todos por el apoyo. #MA20

A post shared by Marco Asensio (@marcoasensio10) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *