Drogba tregon historinë: Mbape më kërkoi foto kur ishte fëmijë, nuk ia dhashë dhe do laj borxhin

Drogba ka qenë në drejtimin e evenimentit më të rëndësishëm të çmimeve sa i përket futbollit në Europë, Topi i Artë. Gjatë një momenti është shlyer edhe borxhi i vjetër që kishte me Mbapen. Kështu, ky i fundit kur ishte ende fëmijë kishte kërkuar një foto me Drogban pas ndeshjes Chelsea-Barcelona në “Champions League”.

Por Drogba nuk ia kishte dhënë, pasi ishte me nervat e vendimeve të arbitrit. Ky borxh është larë në Topin e Artë të 2019, atje ku vetë legjenda i ka kërkuar një “selfie” Mbapes.

“Pas një ndeshje Chelsea-Barcelona, 10 vjet më parë, një djalë donte një foto me mua, por unë nuk pranova, pasi isha i nxehur me vendimet e arbitrit. Më vonë mora vesh se ai fëmijë ishte Mbape. Tani dua të paguaj borxhin tim”, tha Drogba. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *