Drogba qetëson tifozët: Hazard largohet si një legjendë

E ardhmja e Eden Hazard po duket gjithmonë e më larg Çelsit. Belgu është shumë pranë kalimit te Real Madrid. Dy klubet ndodhen në fazën e negociatave dhe me shumë gjasa marrëveshja do të kryher për një shumë që i kalon 100 milionë eurot.

Për të qetësuar raportin e Hazard me tifozët, ka ndërhyrë një legjendë e klubit londinez, si Didier Drogba. Ish-sulmuesi e konsideroi belgun si një ndër legjendat e Çelsit për ato çfarë ai ka arritur në gjashtë vite me fanellëne bluve të Londrës.

“Hazard është një legjendë pavarësisht se çfarë do të ndodhë. Mjafton të shikosh se çfarë ka arritur në gjashtë vite me klubin. Ai është dikush që ka pritshmëri shumë të mëdha ndaj vetes dhe kolegëve të tij pasi kërkon gjithmonë të fitojë”.

“Ka fituar dy herë kampionatin, ka fituar kupën, ka fituar çmimin lojtari i vitit. Është thjesht Eden Hazard”, përfundoi Drogba.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *