Drogba: Hazard te Reali? Te Çelsi do të mbetet legjendë!

Ish-sulmuesi i njohur i Çelsit, Didier Drogba ka folur sot për mediat angleze sa i takon një largimi të mundshëm të Eden Hazard nga skuadra e Bluve të Londrës. Sipas Drogba, Hazard e ka në dorë vete të ardhmen e tij, por cilado që të jetë zgjedhja e tij, ai do të mbetet një legjendë te skuadra e Çelsit:

“Çfarë ka bërë Hazard te Çelsi nuk e ka bërë askush. Që në ditën e parë kur erdhi këtu tha që do të bëhet më i mirë dhe besimi që kishte në vete e ka bërë lojtarin më të mirë në Premier Ligë. Për mua, ai do të mbetet një legjendë e skuadrës, edhe në rast se largohet”, tha Drogba.

Për Hazard, interesimi nga Reali i Madridit nuk mungon dhe vetë ylli belg preferon një kalim te “Los Blancos”. Shanset për një transferim të Hazard te Reali janë shtuar edhe më shumë pas rikthimi të Zinedin Zidan në krye të pankinës, i cili është dhe idhulli i sulmuesit të Çelsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *