Drogba: CR7 më i miri, por “Topin e Artë” e meriton një tjetër!

Didier Drogba i dha fund futbollit të luajtur në moshën 40-vjeçare. Vendimi erdhi para disa ditësh, ndërsa ish-lojtari i Çelsit, por dhe shumë ekipeve të tjera, ka dhënë mendimin e tij për garën për “Topin e Artë”, që shpalll fituesin me datë 3 dhjetor në Paris.

Afrikani zbulon preferencën e tij, ndërsa nuk i kursen elozhet për Kristiano Ronaldon. Portugezi është më i miri në botë në rolin e tij dhe përshtatja e lehtë më Serie A në moshën 33-vjeçare e ka befasuar Drogbanë.

Nëse do të kisha mundësinë për të votuar, do të kisha shprehur preferencën time për Mbape. Mendoj se Kristiano Ronaldo është sulmuesi më i mirë në qarkullim për momentin, do të qëndrojë dhe për disa vjet, edhe pse të imponohesh në një kampionat tjetër, veçanërisht në atë moshë, nuk është aspak e thjeshtë. Fati që nuk ndodhet mes kandidatëve të fitimit të ‘Topit të Artë’ është vetëm rastësi“, përfundon ish-bomberi nga Bregu i Fildishtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *