Dritë në fund të tunelit, Milanit i rikthehen dy titullarë

Milani është një ndër ekipet, që është prekur më shumë nga dëmtimet këto kohë. Dëmtime, që kanë ndikuar jo pak në ecurinë e kuqezinjve, teksa mjafton të përmendim, që këto tre javë kanë pasur vetëm Kristian Zapatën në dispozicion si qendërmbrojtës.

Pikërisht, nga ky repart duket se po shihet dritë. Ditën e sotme është konfirmuar se, në fundjavë ndaj Bolonjës, Gatuzo ka shumë shanse që të ketë në dispozicion, kapitenin Alesio Romanjoli dhe Mateo Musakion, të dy të dëmtuar javë më parë.

Musakio ka bërë stërvitje me grupin ditët e fundit dhe mund të grumbullohet që në ndeshjen ndaj Olimpiakosit, pra prezenca e tij në fundjavë është e sigurt. Pak më ndryshe paraqitet situata për kapitenin, i cili bëri stërvitje me grupin vetëm në pjesën e fundit të seancës. Gjithsesi, shanset që Romanjoli të jetë gati janë të mira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *