“Dritë në fund të tunelit”, Fejzullahu rigjen formacionin në Zvicër

0

Arbnor Fejzullahu siguroi një kontratë 1-vjeçare me ekipin Nëshatel Ksamaks, klubi ky i sapongjitur në Superligën zvicerane. Ish-mbrojtësi i Partizanit iu dha një mundësi për të treguar veten në një ndeshje miqësore ndaj Sportingut të Lisbonës, ku paraqitja e mirë u shpërblye me një kontratë.

Eksperienca e parë në një kampionat perëndimor nuk shkoi ashtu siç Fejzullahu e kishte menduar. Në gjashtë muajt e parë në Zvicër, 25-vjeçari u aktivizua vetëm tri herë në kampionat, ku në vetëm një rast nga minuta e parë.

Megjithatë, 2019-ta duket se do të jetë një vit shumë më i mbarë për futbollistin nga Presheva. Në dy ndeshjet e para pas pushimit dimëror, Fejzullahi ka rigjetur një vend në formacion, duke u aktivizuar si titullar në humbjen 2 – 1 përballje kampionëve në fuqi të Jang Bojs dhe në fitoren në fundjavë kundër Luzernës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.