“Dritë jeshile” për Kobinah, Tirana paguan kartonin e lojtarit

Disa javë pas zyrtarizimit te Tirana, Uinful Kobinah tashmë ka marrë edhe “dritën jeshile” për të zbritur në fushë në ndeshjet zyrtare. Mesfushori me tipare sulmuese nga Gana është me efekt të plot lojtar i bardhebluve, edhe sepse pas firmosje së kontratës ishte krijuar një ngërç për pagesën e kartonit.

Situata është zgjidhur, me 24-herë kampionët e Shqipërisë që derdhën në arkat e ekipit të Premier Ligës së Ganës, Hearts of Oak shifrën e 27 mijë eurove. Konfirmimi ka ardhur nga klubi afrikan, që tashmë do të lëshojë edhe kartonin ndërkombëtar të transferimit të Kobinah. 26-vjeçari do të jetë gati të debutojë prej kësaj të shtune, në derbin “e vogël” të kryeqytetit përballë Kamzës.

26-vjeçari refuzoi të rinovonte kontratën me klubin e vendlindjes dhe zgjodhi t’i bashkohej Tiranës, për ta shfrytëzuar kampionatin shqiptarë si trampolinë, për të synuar më pas kalimin në një ligë më të fort europiane. Ndoshta duke shpresuar për një karrierë të ngjashme me Mervejl, që pas një sezoni me bardheblutë u shit në Spanjë te Getafe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *