Drita thyen Flamurtarin dhe marshon, Liria nuk di të fitojë

0

Drita është rrugë të mbarë, teksa ka marrë fitoren e pestë radhazi në kampionat. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro arriti të fitonte 0-1 në transfertë me Flamurtarin e Prishtinës dhe mori kështu tre pikë të arta. Gjilanasit tashmë shpresojnë që rivalët të ndalen dhe ta ngushtojnë diferencën me ta.

Në ndeshjen e sotme ishte mesfushori Krasniqi ai që vendosi fituesin, pasi shënoi golin e fitoren që në minutën e 25-të të takimit. Drita e ruajti epërsinë deri në fund dhe tanimë me këto tre pikë të marra në llogarinë e tyre numëron 22 pikë të grumbulluara.

Ndryshe nga Drita, Liria e Prizrenit nuk po arrin të kthehet te fitorja. Bardhezinjtë kanë rënë në vendin e parafundit dhe në ndeshjen e sotme me Ferizajin rival direkt për mbijetesë kanë barazuar pa gola. Situatë e vështirë për Lirinë, që rrezikon rënien një ligë më poshtë.

IPKO SUPERLIGA – JAVA 13

Flamurtari-Drita 0-1
Shënues:
Krasniqi 25’

Liria-Ferizaj 0-0

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.