Drita nuk e lëshon kreun, fiton edhe Trepça ‘89

0

Pas fitores së djeshme të Prishtinës, e ka pasur radhën Drita të zbresë sot në fushë dhe kundër Vllaznisë modeste ka bërë detyrën. Fitore e thjeshtë 2-0, me gola të shënuar që në pjesën e parë, një prej tyre nga ish-mesfushori i Laçit Drilon Musaj. Tashmë kreu është sërish pronë e Dritës, që ka 3 pikë më shumë se Prishtina në renditjen e Superligës së Kosovës.

Ndërkaq, ka festuar edhe Trepça ’89, e drejtuar nga Gugash Magani, që ka mposhtur 3-0 Vëllaznimin, me dy gola nga Oto Xhon dhe një gol nga Lladrovci. Gjithsesi, tashmë kampionët në fuqi janë jashtë gare për titull, me 10 pikë më pak se Drita.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here