Drita e Duros luan “tenis” me Ballkanin, Llapi likuidon Gjilanin

0

Drita dhe Llapi kanë fituar sot, duke marrë pikë me vlera për vazhdimësinë. Kampionët në fuqi mposhtën Ballkanin 6-1, ndërkohë që skuadra nga Podujeva kaloi me sukses Gjilanin me rezultatin 2-1.

Llapi me këtë fitore është ngjitur momentalisht në vendin e dytë, në pritje të Prishtinës që ende nuk ka luajtur. Kundër Gjilanit ata e zhbllokuan ndeshjen shumë shpejt, duke realizuar me të zakonshmin Alidema.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin minimal 1-0, ndërkohë që në fraksionin e dytë të lojës gjetën rrugën e rrjetës edhe Sinani e Zeqiri. Endrien Magani për Gjilanin ngushtoi shifrat në 3-1, rezultat me të cilin u mbyll i gjithë takimi.

Drita ka bërë detyrën kundër Ballkanit, duke marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat. Hera e parë për ta këtë sezon. Haxhimusa dhe Gërbeshi me penallti shënuan dy herë në pjesën e parë, ndërkohë që më pas Shaqiri dhe Kukaj me autogol i çuan shifrat në 4-0.

Nuk mbyllet me kaq, pasi Krasniqi shënoi edhe golin e pestë për Dritën. Baftiu për Ballkanin shënoi golin e nderit, kurse Haxhimusa mbylli të gjitha llogaritë. 6-1 për skuadrën e drejtuar nga Shpëtim Duro.

IPKO SUPERLIGA – Java 10

Drita-Ballkani 6-1
Shënues:
Haxhimusa 12’, 89’, Gërbeshi 36’ (pen.), Shaqiri 47’, Kukaj 59’ (aut.), Krasniqi 75’ / Baftiu 86’

Llapi-Gjilani 3-1
Shënues:
Alidema 6’ , Sinani 55’, Zeqiri 66’ / Magani 76’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.