Drita do kualifikimin historik, gati për ndeshjen e parë në Lukesmburg

Drita do të tentojë një tjetër hap të madh në arenën ndërkombëtare. Skuadra nga Gjilani do të luajë në raundin e dytë të Europa Leagues, pas eliminimit nga Champions-i nga Malmoe.

Të besuarit e Bekim Isufit do të kërkojnë një tjetër kualifikim historik, pasi kanë shanse reale ndaj skuadrës së Dudelanzh. Ndeshja e parë luhet në Luksemburg dhe me një rezultat pozitiv sot do të ishte një mundësi shumë e madhe që pas një jave në arenën “Adem Jashari” të kërkohej kualifikimi i shumëdëshiruar.

Drita ka disa mungesa të rëndësishme për këtë ndeshje, pasi Fidan Gërbeshi, Denis Haliti nuk janë të gatshëm. Gërbeshi nuk ka mundur që të plotësojë dot dokumentacionin, ndërsa Haliti është i pezulluar. Po ashtu Leutrim Kryeziu është transferuar tek Luzerna dhe është një humbje jo e vogël.

Kjo ndeshje do të nisë në orën 18:30 dhe UEFA pak më parë ka publikuar dhe formacionet zyrtare. Do të ishte një arritje shumë e madhe nëse një ekip nga Kosova do të prekte turin e tretë të Europa Leagues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *