“Dridhet” Nejmar, rrezikon deri në 6 vite burg

0

Nejmar u transferua te Barcelona në maj të vitit 2013 për shumën, që u raportua se ishte 57.1 milionë euro, megjithëse asnjë nga detajet nuk u zbulua si nga Barça ashtu dhe nga Santos. Nga ky transferim thuhet se prindërit e Nejmar kanë marrë 40 milionë euro, ndërsa klubi i Santos 17.1 milionë euro.

DIS, e cila është një kompani braziliane që zotëronte 40% të kartonit të Nejmar kur ai ishte te Santos, pretendon se Barça dhe klubi i Santosit ranë dakord që të fshihnin koston e vërtetë të transferimit. Gjithashtu, në janar të vitit 2014, prokurorët në Madrid filluan hetimin e transferimit sepse dokumentet e kërkuara nga autoritetet përmbanin informata kontradiktore.

Sandro Rosell, president i Barçës në atë kohë, dha dorëheqjen nga posti i tij si president një javë më vonë dhe Barcelona më pas zbuloi se ata kishin paguar 86.2 milion euro për yllin brazilian. Një gjyqtar spanjoll që drejton një hetim për parregullsitë e dyshuara në lëvizjen e Nejmar te Barcelona në vitin 2013 thotë se braziliani mund të përballet me gjashtë vjet burg. “Termi i vendosur në parim mund të jetë katër deri në gjashtë vite”, thotë një dekret i lëshuar nga gjyqtari Hose Maria Vazkez Honrubia.

Nejmar, prindërit e tij, presidenti i Barcelonës, Bartomeu dhe paraardhësi i tij Sandro Rosell, janë të gjithë në pritje të gjyqit lidhur me korrupsionin e pretenduar për lëvizjen e Neymar te gjigandët spanjollë në vitin 2013. Për shkak se kohëzgjatja e burgimit përfshin më shumë se pesë vjet, tre gjyqtarë do të kryesojnë gjyqin e Neymar, i cili do të mbahet në gjykatën “Audienca Nacional”, një gjykatë e lartë me juridiksion mbi territorin spanjoll, si dhe mbi krimet ndërkombëtare të cilat hyjnë nën juridiksionin e gjykatave spanjolle.

Megjithatë, në qoftë se Nejmar do të përballet me një dënim me burg mbetet për t’u parë. Në maj të vitit 2017, autoritetet spanjolle thanë që Nejmar duhet të gjykohet, por ende nuk kanë dhënë një datë të saktë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.