Dridhet Juventusi, kinezët mbulojnë me ar Manxhukiç

Mario Manxhukiç është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Juventusit dhe mbi të gjitha një ndër më të preferuarit e trajnerit Maksimiliano Alegrit, pasi kroati ka kaluar prej kohësh në krah, nga qendra e sulmit ku aktivizohej fillimisht.

Paraqitjet e tij të mira me bardhezinjtë, duket se kanë tërhequr vëmendjen e kampionëve të Kinës, Shangai SIPG, të cilët janë në kërkim të një sulmuesi me peshë. Në tavolinën e kroatit 32-vjeçar është vënë një ofertë tunduese në maksimum, pasi i janë ofruar plot 15 deri në 16 milionë euro në sezon.

Gjithsesi, sipas raportimeve nga mediat italiane, dëshira e Manxhukiç është që të vijojë karrierën me Juventusin, të paktën deri në fund të këtij sezoni. Pritet me interes reagimi i klubit kinez, të cilët zor se mund të pajtohen me refuzimin e një ofertë të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *