Driblimet e Shaqirit bëjnë xhiron e rrjeteve sociale, Liverpuli turpëron në derbi…si ndaj Barcelonës

Liverpuli ka fituar bindshëm në derbin ndaj Evertonit në shifrat 5-2, duke mos e vendosur për asnjë moment të vetëm takimin në diskutim. Me të njëjtin formacion si ndaj përmbysjes së madhe ndaj Barcelonës në sezonin e shkuar, nga minuta e parë e nisi për herë të parë në këtë kampionat Xherdan Shaqiri, ndërsa në krahë kishte edhe Origi me Mane.

Shaqiri do të realizonte golin e dytë të Liverpulit në këtë takim, por ajo që po bën xhiron e rrjeteve sociale janë vallëzimet e këtij futbollisti me topin ndaj disa lojtarëve të Evertonit, duke fituar edhe duartrokitjet e publikut. /Sport Ekspres/