“Dreqin, u largua vërtet!” Emerson zbulon mesazhin e fundit të Hazard

Largimi i Eden Hazard nga Çelsi ka lënë një boshllëk të madh te blutë dhe ambjenti londinez duket i vakët dhe shumë i heshtur tashmë.

“Lëvizjen” apo fjalët e fundit të Hazard në momentin që u largua, ka vendosur t’i zbulojë Emerson Palmieri. Mbrojtësi i majtë në një rrëfim për “ESPN Brazil”, është shprehur se largimin, Hazard ia ka komunikuar shokëve të ekipit në grupin e “Whats app”.

“Në grupin e Whats app lëvizja e fundit ësht lamtumira e Hazard. Ai na tha mirupafshim dhe nuk morëm vesh asgjë tjetër. Ishte shumë e çuditshme. Ai dërgoi një mesazh ku shkruante: ‘Faleminderit, ju dua djema!’ Pas këtij mesazhi, Hazard doli menjëherë nga grupi. Në atë moment thash me vete: ‘Dreqin, ai u largua vërtet’.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *