Drekë speciale për “kokën” e Vllaznisë, Bubeqi motivon Korabin

Korabi ka zhvilluar stërvitjen e radhës në prag të ndeshjes me Vllazninë, për javën e 19-të të Kategorisë së Parë. E veçanta e kësaj dite vjen pas përfundimit të seancës stërvitore. Lojtarët kanë premtuar se do të luajnë vetëm për fitore me shkodranët, ndërkohë që nga ana tjetër trajneri Dorian Bubeqi ka thënë gjithashtu fjalën e tij.

“Nëse fitoni, do të keni një drekë speciale për tri pikët. Do ta kthejmë në festë, sepse luajmë një nga ndeshjet më të forta të fazës së tretë. Korabi e meriton”, u ka thënë Bubeqi futbollistëve, sikurse mëson SportEkspres.com.

Dibranët do të tentojnë ta ndalojnë Vllazninë kryesuese. Për ta është një ndeshje prestigji, pasi nuk ëshët se synohet ngjitja në Superiore. Kuqeblutë janë favoritët kryesorë për t’u rikthyer në elitë dhe duan që sa më parë ta realizojnë objektivin e tyre. Në Peshkopi këtë javë është e sigurt që nuk do ta kenë të lehtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *