Drekë dhe mesazhe lamtumire, Luftëtari drejt “shpërbërjes”

Albano Aleksi duket se e ka mbyllur përfundimisht me Luftëtarin. Mesfushorit i skadonte kontrata në këtë fund sezoni dhe klubi gjirokastrit, pavarësisht tentativave për ta mbajtur në skuadër, nuk e ka bindur dot të rinovojë. Aleksi, me anë të një postimi në Instagram, tregoi se do të largohet nga bluzinjtë.

“Çuna, shumë falëminderit për çdo gjë që kaluam bashkë, si në të mirë, ashtu dhe në të keqe. Do të më mungoni shumë, jeni më të mirët vëllezëirit e mi”, shkruan mesfushori.

Postimi i Albano Aleksit

Sinjale largimi ka dhënë edhe braziliani Xhekson. Mbrojtësi ka postuar të njëjtën foto si Aleksi, por në mbishkrim ka qenë më racional dhe më i fshehtë, pasi thjesht ka përdorur një Emoji me kuptimin “mirupafshim” dhe një fjalë “Family”, çka sugjeron se dhe mbrojtësi i majtë e ka mbyllur bashkëpunimin me skuadrën gjirokastrite.

Postimi i brazilianit Xhekson

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *