Drejtuesit ushtrojnë të drejtën e blerjes, Joviç zyrtarisht i Ajntrahtit

0

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Ajntrahti i Frankfurtit ka ushtruar të drejtën e blerjes së Luka Joviç nga Benfika. Gjermanët do t’i paguajnë “shqiponjave të Lisbonës”.

21-vjeçari po shkëlqen, ka shënuar 25 gola në këtë sezon (34 në 67 ndeshje që nga koha kur është transferuar në Bundesligë) dhe po udhëheq Ajntrahtin drejt kualifikimit në Champions dhe fitimit të Ligës së Europës.

Gjermanët e morën në huazim dy-vjeçar në verën e vitit 2017 me të drejtë blerje për një shumë më të vogël se 6 milionë euro. Sulmuesi ka befasuar me paraqitjet dhe golat e tij gjatë kësaj kohe.

Ajntrahti ka paguar paratë te Benfika dhe ka firmosur një kontratë deri në vitin 2023 me Joviç. Ky i fundit kërkohet nga shumë skuadra të mëdha europiane, që janë gati të bëjnë çmenduria për të, por lojtari dëshiron që të qëndrojë edhe një sezon në ekipin aktual.

Rritja e Lukës këtu me ne është shumë e kënaqshme. Nuk kemi dyshuar kurrë në ushtrimin e së drejtës së blerjes së tij. Djali ka aftësi të jashtëzakonshme dhe është shumë e rëndësishme që tani është zyrtarisht një futbollist i joni“, theksoi Fredi Bobiç, drejtori sportivi i klubit nga Frankfurti.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.