Drejtuesit e Lilës nuk ngopen lehtë, refuzojnë 80 milionë euro

0

Presidenti i Lilës Gerard Lopez ka refuzuar një ofertë të çmendur për kartonin e sulmuesit anësor Nikolas Pepe. Anglezët e Mançester Junajtid ofruan një çek prej 80 milionë eurosh për shërbimet e 24-vjeçarit, por edhe kjo shumë marramendëse nuk ka mjaftuar.

Mediet franceze raportojnë se Lopez pretendon të përfitojë një shumë akoma më të lartë nga shitja e lojtarit nga Bregu i Filidishtë. Pepe ishte një ndër lojtarët më të mirë në Francë gjatë vitit të kaluar, ku mbylli sezonin me 23 gola dhe 11 asiste.

Për shërbimet e Pepe ishte i interesuar dhe Bajerni i Mynihut, por kërkesat e larta të klubit francez bënë që kampionët e Gjermanisë të dilnin nga gara. Fati i mëngjarashit do të mësohet në ditët në vijim.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.