Drejtori Përmeti: Skënderbeu i ka financat e sigurta

Skënderbeu po përgatitet për edicionin e ri futbollistik dhe objektivat mbeten sërish të njëjta, me titullin kampion që është synimi kryesor i juglindorëve. Gjithsesi, nuk është një situatë e zakontë për korçarët, të cilët e kanë pranuar se ndeshja e jetës për ta është përballja në CAS me UEFA-n, që i ka dënuar për 10 vite përjashtim nga Kupat e Europës.

Drejtori ekzekutim i klubit Skënderbeu, Ilirian Përmeti, në një prononcim për “RTSH Sport” deklaron se skuadra e tij do të vijojë që të jetë pretendente edhe këtë vit, pasi financat janë të sigurta. PO ashtu Përmeti nuk lë jashtë vëmendjes dhe ndeshjen e Superkupës, por dhe merkaton, për të cilën deklaron se është e hapur për ndonjë afrim cilësor.

SUPERKUPA – “Gjithmonë kemi hyrë me pretendime madhore, për t’i fituar të gjitha trofetë e mundshëm. Urojmë që ta fitojmë dhe këtë trofe, pasi është një start i mirë për vazhdimësinë në kampionat”.

FINANCAT – “Ekipi i Skënderbeut ka pasur gjithnjë financa, pasi ka punuar me perspektivë dhe është munduar që përmes marketingut dhe shitjes së lojtarëve të sigurojë brenda për brenda financat, çka është kryesorja. Mendoj se financat nuk do të mungojnë dhe këtë edicion. Shpresoj që të jemi korrekt, pasi është një nga pjesët kryesore. Jetojmë në ekonomi tregu dhe mendojnë të gjithë për djersën e tyre që të marrin shpërblime”.

MERKATO – “Merkato mbyllet në fundin e gushtit dhe deri në momentin që nuk mbyllet në sistem lëvizja e lojtarëve ne do mundohemi ta plotësojmë ekipin në disa reparte, ku mendon trajneri që ka nevojë për ndërhyrje. Në momentin që do të kemi mundësi të mira do të mundohemi ta plotësojmë ekipin si çdo vit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *