Drejtoi për dy ditë rivalët e përjetshëm, Bielsa përgatit rikthimin e bujshëm!

Marselo Bielsa është një ndër trajnerët më të njohur në botën e futbollit, jo vetëm për aftësitë e tij, por edhe për karakterin, teksa jo më kot e etiketojnë me nofkën “I Çmenduri”.

Argjentinasi drejton Lids Junajtid momentalisht, ku këtë sezon ishte shumë pranë ngjitjes në Premier Ligë, por u eleminua në fazën “play-off”.

Gjithsesi, pavarësisht kësaj, sezoni ishte pozitiv për Lidsin e tij dhe Bielsa tashmë, sipas asaj që raporton Di Marzio, është në krye të listës së Romës. Verdhekuqtë prej kohësh janë në kërkim të trajnerit të ri dhe duket se kanë hedhur grepin te argjentinasi.

Ky i fundit ka drejtuar edhe më parë në Serie A, pikërisht rivalët e përjetshëm të Romës, Lacion. Bielsa ishte në krye të Lacios për… 2 ditë. Po, vetëm dy ditë, pasi u largua prej disa mosmarrëveshjeve me presidentin Lotito. Tashmë, mund të rikthehet në Serie A dhe te rivali i përjetshëm i Lacios.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *