Drejtimin ia besojnë Dalipit, ekipi në Kategorinë e Parë zyrtarizon trajnerin e ri

Skuadra e Tërbunit ka zyrtarizuar trajnerin e ri që do të drejtojë këtë ekip në vazhdimësinë e kampionatit. Bëhet fjalë për Edmond Dalipin, që është i njohur edhe për karrierën e tij si futbollist. Ai do të zërë vendin e Oltijon Kërnajas që u largua nga Tërbuni.

Sa i përket renditjes, kjo skuadër gjendet në vendin e 7 të Kategorisë së Parë. Me 10 pikë të grumbulluara deri tani, situata e ekipit nuk duket më e mira e mundshme. Objektivi kryesor për Dalipin mbetet mbijetesa në këtë kategori, pasi ndodhen shumë afër zonës së ftohtë. /Sport Ekspres/