“Drejtësi për Geroge“ edhe në futboll, lojtari i Shalkes zgjedh ndeshjen e Bundesligës për të dhënë mesazhin

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një pjesëtar i forcave të rendit i mori jetën një personi me ngjyrë. Polici i ka vendosur këmbën sipër George Floyd për disa minuta me radhë, derisa ky i fundit ka ndërruar jetë. Pamjet e shpërndara ishin tronditëse dhe kanë zgjuar zemërimin te shumë qytetarë jo vetëm amerikanë, por anë e mbanë botës. Shumë njerëz kërkojnë drejtësi mbi një gjest të tillë racist dhe aspak njerëzor, ndërsa kanë krijuar moton se “të gjitha jetët vlejnë njësoj”.

Kjo ngjarje ka prekur edhe futbollistët, teksa mesfushori amerikan i Shalkes, Ëeston McKennie, ka treguar solidarizimin e tij. Gjatë përballjes së sotme kundër Verder Bremenit lojtari 21-vjeçar ka mbajtur një shirit ku shkruhej: “Drejtësi për George”. McKennie ka zgjedhur kështu këtë mënyrë për të përcjellë mesazhin e tij dhe për t’u bashkuar me zërin e shumë të tjerëve që protestuan kundër atij gjesti ç’njerëzor nga punonjësi i policisë amerikane./Halit Delibash-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.