Drejt “tokës së premtuar” për shqiptarët, portierin e Prishtinës e kërkon gjiganti turk

0

Vera e ardhshme duket se do e dërgojë Visar Bekajn drejt Turqisë. Portieri shqiptar akualisht mbron portën e klubit të Prishtinës, por ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve turq të Beshiktashit. Ekipi i Prishtinës ka zhvilluar në janar parapërgatitjet për gjysmën e dytë të sezonit në Antalia të Turqisë. Gjatë kësaj kohe zyrtarë të skuadrës turke kanë spikatur edhe portierin Bekaj.

Mediat turke bëjnë të ditur se Beshiktash po mendon një alternativë për të zëbendësuar Kariusin dhe futbollisti 22-vjeçar duket i duhuri për të investuar. Ndërkohë gjatë merkatos së verës së shkuar, portieri i përfaqësueses së Kosovës u përfol për një kalim në radhët e Hoffenhaim, por një transferim i tillë dështoi të finalizohej./Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.