Drejt Izraelit, por Ze Maria nuk e ka fiksuar ende formacionin

0

Olsi Avdiaj

Nuk ka paqe tek Tirana! Trajneri i skuadrës bardheblu ka ndryshuar edhe një herë formacionin pak orë para sfidës me Makabi Tel-Avivin. Këtë herë, duke e kthyer në 4-4-2. Gjendja e lojtarëve dhe fakti se skuadra e tij do të luajë e detyruar në mbrojtje ka bërë që ai të ndryshojë mendje, përsa i përket formacionit. Nuk do të luajë me tre mbrojtës, por më katër. Brenda 24 orëve ai ka bërë prapakthehu. Kthimi i Kërçikut ka bërë që trajneri të shohë alternativa të tjera. Në fushë nga minuta e parë pritet që të jenë këta futbollistë, duke filluar nga Ilion Lika. Kërçiku do të luajë djathtas. Në qendër Domgjoni e Turtulli e majtas do të luajë Hoxhallari. Doka luan mesfushor i djathtë, ndërsa Berisha mesfushor i majtë. Në qendër Akua dhe Karabeci. Në sulm Sentamu dhe Mervejl do të kërkojnë golin. Në fakt dje bardheblutë kanë qenë të plotë. Nuk ka munguar as Kërçiku që një ditë më parë ishte duke u stërvitur veçmas. Një ditë më parë Ze Maria kishte provuar tre mbrojtës. Turtulli, Domogjoni majtas dhe Zhivanaj ose Uellison djathtas ishin alternativat. Në mesfushë Doka planifikohej që të zinte vendin e të larguarit Taku. Pjesa tjetër ishte e njëjta, me erën Josa ku Akua duhet të ishte “muri” para mbrojtjes. Daja e Karabeci ndihmës dhe Hoxhallari duhet të luanin nga e majta. Në sulm ideohej Mervejl dhe Sentamu. Por mosfunksionimi i lojës dhe shumë probleme të tjera kanë bërë që trajneri brazilian të ndryshonte mendje. Të kthehet në skemën klasike dhe të shpresojë tek një paraqitje e mirë e ekipi në ndeshjen e parë të Europës.  

Stërvitja – Paradite dhe pasdite skuadra është stërvitur në “Skënder Halili”. Ekipi ka analizuar me kujdes kundërshtarin këto ditë. Skuadra paradite ka marrë ngarkesën e zakonshme dhe pasdite më shumë është argëtuar në fushë. Vetëm një orë përgatitje dhe më pas skuadra është çliruar në pishina dhe hidromasazh. Ze Maria ka parë që skuadra ishte e ngarkuar fizikisht dhe kërkoi nga stafi që të mundësohej pak orë pishina dhe masazhe.  

Goditjet standarde – Një nga problemet e shumtë që ka hasur Ze Maria si në videot e kundërshtarit, por edhe në analizën me ekipin e tij janë goditjet standarde. Gjatë gjithë kohës dje ai është munduar të organizojë ekipin. Skuadra ka mësuar të mbrohet në situatat e goditjeve të dënimit. Gjatë gjithë kohës, trajneri ka bërë me dije se një nga armët më të forta të Makabit është goditjet in-aktive apo goditjet e dënimit. Janë punuar skema të ndryshme mbrojtje dhe goditjesh kundërshtari në sulm.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here