Dramë për Sadikun, këputje ligamenti dhe muaj të tërë pa futboll

0

Fati i keq e përndjek Armando Sadikun. Sulmuesi i kombëtares ishte në merkato dhe kishte disa oferta për të, por tanimë duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për të paktën gjashtë muaj. Frika ishte e madhe që do të ndodhte kështu pas dëmtimit në miqësoren ndaj Herenvenit.

Sot klubi i Levantes ka dalë me një deklaratë, teksa konfirmon se Sadiku ka pësuar një këputje të ligamentet, që e lë atë jashtë fushave të blerta për gjashtë muaj. Pritet që sulmuesi të operohet dhe më pas të nisë fazën rikuperuese që do të zgjatë goxha.

Një lajm i keq ky edhe për trajnerin e kombëtares, Kristian Panuccin, i cili duhet t’i bëjë llogaritë pa sulmuesin për ndeshjet me Skocinë dhe Izraelin në Nations League, sikurse edhe në miqësore me Jodaninë dhe Uellsin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.