Dramë për Manajn dhe Albaseten, Binaku s’gjen rehat në Suedi

0

Rei Manaj dhe Albasete nuk ia dolën të mundnin vizitorët e Granadës. Ekipi andaluzian arriti të merrte tri pikë arta që e çojnë në 6 diferencën me Albaseten e vendit të tretë. Me vetëm tri ndeshje të mbetura deri në përfundim të kampionatit, Granada e ka thuajse të siguruar vendin  e dytë.

Ndërkohë, fitorja e Granadës çoi në festë kryesuesit e Osasunës të cilët siguruan matematikisht rikthimin në elitën e futbollit spanjoll. Manaj u aktivizua për 72 minuta në këtë takim. Ekipit të Manajt tani do i duhet ta presë biletën për në Primera Divizon me anë të formatit play-off, ku do të garojnë skuadrat e renditura nga vendi i tretë në të gjashtin.

Zhvendosemi në Suedi ku skuadra e Egzon Binakut, Norkoping, regjistroi një fitore 2 – 0 ndaj Sundsvall. Megjithatë, mbrojtësi shqiptar nuk po arrin të sigurojë një vend në formacionin titullar, duke u aktivizuar si zëvendësues në minutën e 88-të.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.