Dramë në Rumani, trajneri i Dinamo Bukureshtit pëson infarkt gjatë ndeshjes

0

Dinamo e Bukureshtit është në ankth për trajnerin e vet Eugen Nagoe, i cili pësoi një infarkt gjatë ndeshjes kundër Universitatea Craiova, në National Arena.

Ishte minuta e 25-të e ndeshjes kur nga stoli i Dinamos erdhi sinjali që diçka po ndodhte dhe më pas u kuptua që trajneri ndihej keq.

Ambulanca i dha ndihmën e shpejtë direkt në stadium, ndërsa më pas e transportoi për në spital.

Nagoe ka qenë nën stres të jashtëzakonshëm kohët e fundit, sepse tifozët kërkojnë largimin e tij pa nisur mirë sezoni, ndaj presioni duket se ka ndikuar, përveç të nxehtit gjatë ndeshjes.

Në minutat pas ngjarjes tifozët ultras të Dinamos nisën të brohorisnin emrin e trajnerit. Fundja, sporti mbetet një lojë…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.