Dramë në regbin francez, një goditje në kokë vret sportistin

0

Nëse futbolli shpesh shkakton dëmtime që i lënë futbollistët jashtë për muaj të tërë, kjo nuk është asgjë më atë që ndodh në regbi. Një sport i dhunshëm, që bazohet te përplasja fizike dhe debati është i madh mbi dëmet që u shkaktohen njerëzve që e praktikojnë si sport.

Dje në Francë u regjistrua një tragjedi, sepse lojtari 21-vjeçar Luis Fajfrovski humbi jetën pas një goditjeje në fytyrë marrë gjatë miqësores së ekipit të tij Aurijak kundër Rodez.

Lajmin tragjik e ka dhënë vetë klubi francez, raporton L’Equipe.

Fajfrovski kishte dalë nga fusha pas goditjes së marrë dhe ishte ndjerë keq, aq sa humbi ndjenjat dy herë dhe më pas ndjeu një dhimbje fatale. Nuk është kryer ende ekspertiza mjekësore, por si zakonisht nën akuzë është dhuna e sportit të regbit, ku ka përplasje tepër të ashpra.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.