Dramë në Mançester e Lion, finalja është Junajtid-Ajaks

0

Nëse mendoni se vetëm Champions League ka spektakël e emocione të mëdha, e keni gabim. Sot në Europa League pamë gjithçka, gola, emocione, kartonë të kuq, luftë sportive deri në minutën e fundit shtesë.

Në Mançester “Djajtë e Kuq” të Zhoze Murinjos duhej të mbronin fitoten 1-0 arritur javën e shkuar në Vigo, por Selta rezultoi një kockë e fortë.

Ndonëse Felaini shënoi që në minutën e 17-të dhe u duk se shpresat spanjolle u shuan, Selta vzhdoi të sulmonte e të luante sikur të ishte 0-0 dhe në minutën e 85-të gjeti golin e shpresës me qendërmbrojtësin Ronkalia.

Nervat në kulm dhe dy minuta më vonë Beili për vendasit e pikërisht Ronkalia për miqtë dolën me karton të kuq.Gjashtë minuta shtesë, tension maksimal dhe shumë frikë, sepse në aksionin e fundit të ndeshjes Guideti humbi rastin e jetës, duke mos shtyrë dot topin në rrjetë, ndërsa pas fishkëllimës finale nisi festa e madhe në “Old Trafford”. Trofeu është vetëm një ndeshje larg, Champions League gjithashtu.

Përballë do të jetë Ajaksi, ashtu siç pritej, por asgjë nuk shkoi sipas parashikimeve për holandezët në Lion. Sulmi i Ajaksit është i frikshëm dhe supertalenti Dolberg shënoi në minutën e 27-të, por në fundin e pjesës së parë ndodhi çmenduria, me Lakazet që shënoi 2 gola në një minutë, i pari nga pika e bardhë.

Në minutën e 81-të Gezal e çoi ndeshjen në 3-1 dhe fundi ishte dramatik, me Lionin në sulm total dhe Ajaksin që luajti me 10 lojtarë që prej minutës së 84-t, por gol nuk pati më. Ajaksi fluturon në finale, duke ëndërruar një sukses europian pas më shumë se dy dekadash.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image