Dramë, gafa dhe hero! Strakosha i bën të gjitha, Atalanta ndihet e vjedhur ndaj Lacios (Video)

Përfundon ndeshja e parë e javës së tetë në Serie A mes Lacios dhe Atalantas, që prodhoi emocione dhe gola me bollëk. Të dyja ekipet dalin me nga një pikë nga Olimpiko, pasi takimi u mbyll me shifrat 3-3. Pjesa e parë përfundoi me udhëheqjen e bindshme të Atalantës dhe rezultati 0-3 linte të kuptohej se historia e kësaj ndeshje ishte shkruar. Por lacialët këmbëngulën dhe treguan një fytyrë tjetër në pjesën e dytë, duke bërë të njëjtën gjë që kundërshtarët bënë në pjesën e parë, pasi barazuan shifrat në 3-3.

Ndërkohë Lacios arriti të shënonte dy herë brenda 1 minute, kun ë të 69-tën Imobile gabon ta dërgojë topin në rrjetë pas një ekzekutimi të saktë të një penalltie, ndërsa një minutë më vonë asiston për Korrean që dyfishon rezultatin. Sfida ka dhuruar emocion deri në fund, ku në minutën e 2-të të shtesës do të ishte sërish Imobile që do të bënte heroin duke barazuar gjithçka nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Megjithatë diskutime të mëdha janë hapur mbi penalltinë e parë të akorduar nga gjyqtari, teksa shumë tifozë e kanë cilësuar si të padrëjtë. Titullar në këtë përballje ka qenë edhe portieri i Kombëtares, Tomas Strakosha, i cili nuk ka arritur dot ta mbajë rrjetën e tij të paprekur, veçanërisht në golin e dytë të cilin mund ta evitonte pa shumë vështirësi. Ndërsa i ka hequr mundësinë kundërshtarëve në minutat e fundit të takimit për të shënuar golin e 4-t. Ndërkohë në krahun tjetër Gjimshiti ka provuar stolin për herë të dytë në këtë sezon të Serie A./sport Ekspres/