Drama që vendoset në sekondën e fundit, ish-lojtari i Superiores nuk e shpëton dot Mezanin

Një ndeshje me shumë interes në kampionatin që po zhvillohet në Kosovë, ishte përballja mes Prishtinës dhe Gjilanit. Një takim që u mbyll në rezultatin 2-1 dhe dhuroi shumë emocione, duke u vendosur në minutën e fundit. Ergys Ahmeti shënoi në minutën e 13, për të hapur edhe ndeshjen.

Megjithatë miqtë do të përgjigjeshin me ish-lojtarin e Superiores. Bëhet fjalë për Bedri Grecën, që arriti të shënonte në minutën e 83. Historiku i kësaj përballje u vendos nga Shillova me golin e ardhur në minutën e 95. Në këtë mënyrë Gjilani ndan vendin e parë me Feronikelin, megjithatë lojtarët që drejtohen nga një trajner si Mezani, premtojnë një luftë të fortë për vendin e parë. /Sport Ekspres/