Drama që të lë pa fjalë, Interi eliminohet nga “Champions League” me hijet e së shkuarës

Një dramë e madhe për Interin që eliminohet nga “Champions League”, ashtu si pakkush do ta besonte në fillimin e ndeshjes. Zikaltërve u duhej vetëm fitorja për t’u kualifikuar më tej, por shumë dhurata u erdhën nga Valverde, që la pushim më të mirët te Barcelona.

Gjithsesi, Perez do të kalonte i pari në avantazh katalanasit në minutën e 23. Teksa i drejtoheshim fundit të pjesës së parë, Lukaku soli shpresën me golin e barazimit. Kjo krijoi idenë se Interi do të bënte “detyrat e shtëpisë”, ndërsa dy gola iu anulluan për pozicion jashtë loje.

E atëherë kur mbërrin minutën e 84, kur Fati hyn në fushë dhe vetëm pas tre minutash hesht gjithë stadiumin. Me hijet e së shkuarës, ku në sezonin e kaluar Interi do të bënte të njëjtin gabim në ndeshjen e fundit, për të mos i kaluar grupet ndaj PSV-së, por këtë herë është Dortmundi që përfiton. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/BU_Videos/status/1204518308990652416