Drama në Bundesliga, festa e Rashicës zhvlerëson Andre Silvën

Një dramë e vërtetë ishte ajo ndeshje në Bundesligë mes Frankfurtit dhe Werder Bremen. Në një ndeshje të mbyllur me rezultatin 2-2, të vetmi fitues janë tifozët për emocionet që kanë marrë nga kjo përballje.

Në minutën e 88 do të ishte Andre Silva që do të krijonte iluzionin e fitores me realizimin e tij, për t’i çuar shifrat në 2-1. Por vetëm 4 minuta më vonë do të ishte Milot Rashica, që pas penalltisë së ekzekutuar në mënyrën më të mirë, dërgoi topin në rrjetë. /Sport Ekspres^

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *