Drama me Teqjan dhe hedhja nga kati i gjashtë, FSHF i vjen në mbështetje portierit të Partizanit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë, atje ku portieri i dytë i Partizanit, Aldo Teqja, është shtruar menjëherë në spitalin e traumës. Bëhet fjalë për një hedhje nga kati i gjashtë i pallatit, me policinë që shprehet se kjo ka ardhur për shkaqe të rënduara psikologjike të vetë lojtarit.

Të paktën kjo është pista kryesore në të cilën policia po heton. Por më e rëndësishmja është fakti që Teqja është jashtë rreziku për jetën. Gjithsesi FSHF ka shkuar menjëherë për të vizituar lojtarin dhe familjen e tij. Organizmi më i lartë i futbollit në Shqipërisë, ka shkuar i gjithi për t’i ofruar mbështetjen e duhur në të gjitha aspektet lojtarit dhe familjes së tij, për të kaluar këtë gjendje të rëndë. /Sport Ekspres/

Njoftimi i plotë

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë opinionin publik se po monitoron me shumë kujdes situatën e portierit Aldo Teqja, i cili ka pësuar mbrëmjen e sotme një aksident.

Pas komunikimit me mjekët, familjarët dhe drejtuesit e Klubit Partizanit, duhet t’ju bëjmë më dije se gjëndja ish-portierit të përfaqësueses U-21 është jashtë rrezikut për jetën dhe në monitorim të vazhdueshdueshëm nga mjekët.

Jemi pranë familjes në këtë moment të vështirë dhe dëshirojmë të shprehim gatishmërinë tonë si institucion për të ndihmuar rikuperimin e shpejtë të Aldos.

Forca Aldo 

Forca kampion