Drama e Vllaznisë B dhe moskokëçarja e një bashkie të paaftë

0

Kaos total me Vllazninë B në Shkodër: ekipi simpatik i formuar pak vite më parë, që këtë sezon luan për herë të parë në Kategorinë e Parë, është lënë në mëshirë të fatit nga Bashkia Shkodër, ajo që zotëron klubin dhe firmos kontratat e punës me futbollistët.

Ashti si ditën e djeshme, Vllaznia B ka bojkotuar stërvitjen, pasi askush nuk e vë ujin në zjarr.

Një heshtje vrasëse nga Bashkia Shkodër, që ndoshta nuk e kupton që futbollistët e rinj të Vllaznisë B, edhe pse me paga modeste, meritojnë të paguhen ashtu si Voltana Ademi, që zor se i kalon ndonjë ditë pa u hedhur paga e saj në llogarinë bankare.

Nëse nuk e donin Vllazninë B, të mos e krijonin fare, boll i kanë keqtrajtuar të rinjtë shkodranë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.