Drama e Uelbek, dëmtim i tmerrshëm dhe muaj të tërë jashtë!

Deni Uelbek është me të vërtetë një futbollist i pafat. Sulmuesi i Arsenalit është dëmtuar rëndë në sfidën e Europa League kundër Sportingut të Lisbonës, pasi kapi këmbën e djathtë keq dhe duket se bëhet fjalë për thyerje.

Në minutën e 30-të sulmuesi doli me barelë dhe u transportua direkt për në spital.

Është një ndër lojtarët më të pafat në qarkullim, sepse Uelbek ka një listë pa fund dëmtimesh.

Në vitin 2016 ishte dëmtimi i fundit madhor, maj deri në dhjetor. Që atëherë Uelbek nuk është kthyer më në nivele të larta, ndërsa ditët e fundit Kristal Palas kishte bërë ofertë për ta marrë në huazim në janar.

Gjithsesi, tashmë Palas duhet të shohë gjetkë, sepse Uelbek zor se kthehet në fushë këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *