Drama e talentit të Ajaksit, dëmtim cerebral dhe fund karriere

0

Ditë e zezë për Abdelhak Nurin dhe Ajaksin, sepse talenti i Holandës U19 nuk do të luajë më futboll, pas ngjarjes së para pak ditëve në miqësoren ndaj Verderit, ku futbollisti mbeti pa ndjenja në fushë dhe mes panikut u transportua në spital.

Me dhimbje të thellë, Ajaksi mëson se Nuri ka pësuar dëmtime serioze dhe të përherhshme cerebrale. Lutemi për djaloshin tonë në një moment kaq të vështirë“, shkruan Ajaksi në faqen e vet zyrtare.

Abdelhak Nuri, mesfushor 20-vjeçar i kombëtares holandeze U-21, mbeti përdhe pa ndjenja, pa u goditur nga askush. Ndërhyrja e shpejtë e mjekëve, që përdorën edhe frymëmarrjen artificiale, bëri që djaloshi me origjinë marokene t’i shpëtonte vdekjes.

Një helikopter e transportoi në spital, ndërsa tani mësohet se bëhet fjalë për një dëmtim cerebral, që ndalon karrierën e futbollistit të pafat.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image